Përderisa një numër i madh i qytetarëve në Amerikë, dje më 4 Korrik festuan Ditën e Pavarësisë së Amerikës, duke u mbledhur me familjarë për të bërë skarë, apo shkuan në vende të ndryshme për të festuar edhe me fishekzjarrë, Therese Patricia Okuomo, protestoi.
Ajo u ngjit në Statujën e Lirisë, në orët e para të mëngjesit në shenjë proteste ndaj vendimeve të Donald Trumpit dhe politikave të imigracionit, që përfshijnë ndarjen e fëmijëve nga prindërit, kryesisht në kufirin Amerikë-Meksikë, transmeton Koha.net.
Okoumo është pjesë e një grupi që quhet “Zgjohu dhe Rezisto”, dhe protestojnë për ndarjen e fëmijëve nga prindërit në kufij.
Ajo, siç njoftojnë mediet amerikane, refuzoi të zbriste nga lartësia ku kishte hipur. Kishin kaluar orë të tëra derisa policia në New York, kishte arritur ta bindte për ta zbritur.
Okoumo është arrestuar dhe u akuzua për shkelje të rregullave dhe sjellje të ç’rregullt.
{gallery}
-
Gruaja që protestoi në Statujën e Lirisë, u dërgua në paraburgim
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi
-
Protestohet kundër kërkesës për shtrenjtim të rrymës
-
Osmani uron 4 Korrikun: Nga populli më pro-amerikan në botë