Një vajzë 9-vjeçare ka vdekur në Brazil, pasi flokët e saj kishin ngecur në kanalin ku bëhet kullimi i pishinës.
Ngjarja kishte ndodhur një javë më parë në një festë të organizuar për ditëlindjen e gjyshes së viktimës, në Mato Grosso do Sul të Brazilit.
Vogëlushja dyshohet se është mbytur pasi është thithur në një pishinë derisa po notonte, raporton The Mirror.
Ajo nuk po merrte frymë kur u tërhoq nga pishina dhe flokët i kishte mbetur ende në kanal.
Babai i saj raportohet se ka dhënë ndihmën e parë përpara se mjekët ta dërgonin me urgjencë në spital. Megjithatë, nuk arritën ta kthenin në jetë atë dhe 9-vjeçarja u deklarua e vdekur në spital.