Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mbledhësja e plehrave zbulohet se ka rreth 8 milionë dollarë prona

Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993. Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë.

Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit, transmeton tch.

Por rreth 10 vite më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra. “Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur.”

As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës. Ata janë ankuar për makinën e saj të pistë dhe policia është përpjekur t’ia largojë, edhe pse e kishte pasur të parkuar në mënyrë të ligjshme.

Image

Prona e saj në 60 Hamilton Terrace, Nju Jork, vlen rreth 4 milion dollarë

Edhe Si i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë? Botë Si i shpenzon paratë njeriu më i pasur në botë?

 

Image

Ajo fiton 20-30 dollarë në ditë duke mbledhur shishe plastike te një Toyota e vitit 1993.

 

Image

Kjo është prona tjetër, në 47 Hamilton Terrace.

 

Image

Babai i Lizës është investues, mamaja është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vite me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.

Edhe Austriakja dëshiron ta shpërndajë trashëgiminë milionëshe që ia la gjyshja Kuriozitet Austriakja dëshiron ta shpërndajë trashëgiminë milionëshe që ia la gjyshja

 

Image

Prona tjetër në 451 Convent Ave.