Autoritetet në Alpet franceze njoftuan se një djalë 12-vjeçar u gjet i gjallë dhe i padëmtuar pasi për 40 minuta mbeti nën një ortek bore.
Policia franceze në qytetin e Bur-sen-Moris tha sot se djali po skijonte jashtë shtegut të skijimit në La Plagne të mërkurën me një grup prej shtatë skiatorësh, kur ai u zë nga orteku i borës, njofton AP.
Ekipet e shpëtimit dolën me helikopterë në skenën e aksidentit, dhe një qen gjurmues gjeti djaloshin, i cili nuk kishte një detektor në rroba në rast të ortekut të borës, transmeton KosovaPress.
Anëtarët e ekipit të shpëtimit e përshkruan operacionin si "mrekulli", pasi shanset për mbijetesë pas 15 minutash nën borë janë jashtëzakonisht të vogla.
Djali është dërguar në një spital lokal për ekzaminim.
-
Një mrekulli ndodh në Norvegji, burri del i gjallë 7 orë pasi e zuri orteku
-
8-vjeçari mbijeton për dy ditë në pyje duke ngrënë borë
-
Një vajzë gjendet e gjallë pas 18 orësh nën borë në Kashmir
-
Gjendet e gjallë 12 vjeçarja e bllokuar për 18 orë nën borë pas ortekut në Pakistan
-
Sërish viktima nga moti i keq në Europë