Maska është projektuar me amortizues akustikë, me burim nga hapësira ajrore, të cilët përmbajnë shumicën e dridhjeve të zërit.
Gauthier Daridon nga Skyted ka shpjeguar se si funksionon maska.
“Mënyra se si funksionon është se ne kemi rezonatorë të vendosur brenda. Pra, rezonatorët do të kapin të gjitha frekuencat e ndryshme të zërit tuaj, në mënyrë që kur të lëshoni zërin tuaj ai do të shkojë përgjatë mureve të maskës dhe gjithçka do të përthithet. kështu që asnjë zë nuk do të dëgjohet nga jashtë”.
Skyted me bazë në Toulouse mbështetet nga kompani të mëdha në industrinë e hapësirës ajrore, duke përfshirë Airbus dhe Agjencinë Evropiane të Hapësirës.
Daridon thotë se ka shumë interes për maskën e tyre - nga njerëzit e biznesit te ushtria dhe forcat speciale.
“Epo, ne kemi shumë përdorues të ndryshëm. Ne po shikojmë kryesisht njerëzit e biznesit, edhe ata që udhëtojnë shumë. Edhe meraklinjtë e videolojërave. Krijohet problem i madh për familjet e tyre me të bërtiturat natën”.
Edhe
Shenjat e një lloji të rrallë të kancerit mund të fshihen në zë
“Kemi tamam biznes. Pra, zyrat e hapura, qendrat e thirrjeve gjithashtu”.
Shfaqja vjetore e teknologjisë në Las Vegas CES (dikur Consumer Electronics Show) u hap të martën më 9 janar.