Në këtë kohë pandemie, mbajtja e maskës, konsiderohet si mjeti më efikas për t’u mbrojtur nga Covid-19.
Shumë shtetet e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë prej fillimit të pandemisë, shumë qytetarë në të gjithë botën kanë tërhequr vëmendjen me maskat e tyre të improvizuara, rasti më i fundit ai i ministres belge të Shëndetësisë, Maggie De Block.
Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se ministrja ka stampuar në maskë fytyrën e saj. Kjo gjë ka ngjallur reagim të qytetarëve, të cilët kanë ironizuar ministren për pamjen e saj.
Mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë./Vizion Plus.