Nëntë oficerë policie në një bashki të Londrës janë gjobitur me nga 200 funta pasi janë kapur duke ngrënë të gjithë së bashku mëngjesin në një nga lokalet e Londrës, duke shkelur kështu masat anti-Covid.
Një kalimtar i rastit i vërejti policët duke hyrë së bashku në nga një në lokal dhe i fotografoi ata e më pas të njëjtat ua dërgoi autoriteteve policore të cilat kujdesen për zbatimin e masave kundër virusit, shkruan DM.
Vendi ku janë kapur policët është një prej vendeve me numrin më të madh të të infektuarve në Londër.
Kryeinspektori Rob Atkin tha se “oficerët policorë kanë për detyrë të zbatojnë legjislacionin që është krijuar për të ndaluar përhapjen e virusit dhe publiku me të drejtë pret që ata të japin shembull përmes veprimeve të tyre. Është dëshpëruese të shohësh se këta oficerë kanë bërë këtë shkelje. Është e drejtë që ata të paguajnë gjobë financiare”.