Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Numri i martesave mund të shënojë rekord më 31 dhjetor

Shumë çifte pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në ditën e fundit të vitit në Las Vegas.

Kjo sepse shënimi i datës në Las Vegas si 12/31/23 përket me numrat e përsëritur 1-2-3 1-2-3.

Kjo mund të jetë edhe dita më e ngarkuar e Las Vegasit, shkroi AP. 

Numri më i madh i martesave në një datë tjetër atje ka qenë 4,492 më 7 korrik 2007. Hera e dytë me më së shumti martesa ishte 11 nëntori 2011 me 3,125, edhe këto data për përkojnë me numra interesantë.

Në Las Vegas zakonisht janë martuar diku 450-550 çifte në ditën e fundit të vitit.