Paris, 17mars - Garën e ngjitjes në Kullën e Ajfelit, simbolit të kryeqytetit francez Paris, në kategorinë e meshkujve e fitoi Piotr Lobodzinksi nga Polonia, kurse tek femrat austriakja Suzy Walsham.
Në garën ndërkombëtare të ngjitjes në kullë që sivjet u organizua për herë të tretë, morën pjesë 128 atletë nga e gjithë bota, përfshirë edhe sportistë profesionalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletët kaluan 1.655 shkallë për të arritur cakun. Në kategorinë e meshkujve fitues ishte polaku Lobodzinksi, kurse tek femrat austriakja Walsham.
Kulla e ndërtuar në vitin 1889 nga çeliku dhe metali supozohet të jetë vizituar deri më tani nga 300 milionë persona. Kullën e lartë 312 metra vitin e kaluar e kishin vizituar afër shtatë milionë turistë.