Të hënën mbrëma ka përfunduar gara e pazakontë, ajo e qëndrimit shtrirë, që çdo vit organizohet në Mal të Zi.
Kampion i ri është shpallur Zharko Pejanoviq, pasi qëndroi shtrirë 60 orë, shkruan mediumi “Glas Zabjela” të martën.
Ky ishte edicioni i 12-të i kësaj gare, që çdo herë e më shumë po bëhet popullore edhe jashtë Malit të Zi.
“Nuk ishte e vështirë. Më beso, as nuk u ngroha”, tha fituesi, duke “u ankuar” për konkurrencë të dobët.
Kjo garë kërkon qëndrimin shtrirë dhe ka rregulla strikte sa i përket shkuarjes në tualet dhe konsumimit të ushqimit.

Dy finalistët e garës. Në fund, fitoi Zharko Pejanoviq (majtas)
Artikuj të ngjashëm