Një makinë e rrallë e quajtur “Enigma”, të cilën e ka përdorur nazistët gjerman për të krijuar kodime të pathyeshme ushtarake të komunikimit, është shitur përmes ankandit për mbi 95,000 euro.
Sipas Heritagge Auctions, makinën që peshon rreth 26 kilogramë e ka blerë një blerës përmes internetit të shtunën (14 dhjetor), raporton Bloomberg, transmeton Koha.net. Ajo vjen me udhëzime operative, një kornizë me emblemën “Third Reich” të gravuar - dhe dije të pasur, duke përfshirë mënyrën sesi shkencëtari i njohur britanik, Alan Turing, ka ndihmuar në deshifrimin e kodit.
Po ashtu, sipas përshkrimit, njëri nga 26 poçet e makinës është i prishur.
Nuk është hera e parë që një krijues i kodeve naziste është shitur për një shumë të tillë. Në muajin maj, një koleksionist privat irlandez “rrëmbeu” një makinë për kodime të ndryshme e njohur si “Hitler Mill” për rreth 98,000 euro në një ankand të mbajtur në Munih, Gjermani, raporton “The Telegraph”.
Ndërsa Lufta e Dytë Botërore po afrohej, Gjermania naziste shkatërroi shumicën e makinave të përdorura për të dërguar dhe pranuar mesazhe të koduara në mënyrë që të parandalojë që Aleatët t’i kapnin ato.
Edhe
Piktura e rrallë e Gustav Klimtit shitet për 236.4 milionë dollarë
Winston Churchill urdhëroi që të gjitha makinat “Enigma” të shkatërrohen deri në fund të luftës, përcjell Koha.net. Sipas Heritage Auctions, shumica e 250 makinave të mbetura qëndrojnë në varre ujore të panjohura.
Dizajni i rotorit tre-shifrorë është konsideruar i pathyeshëm deri në fillim të viteve 40-a. Mund të bënte mesazhet koduese në 17,576 kombinime.