Policia ka kapur një mafioz i cili ishte në arrati për gati 20 vjet, falë aplikacionit “Google Maps”.
Pas një hetimi dyvjeçar, Gioacchino Gammino 61 vjeç, u gjet në Galapagara në Spanjë, ku jetonte me një emër të rremë. Galapargar ndodhet afër kryeqytetit Madrid.
Një foto e rrugës nga Google Maps, që tregon një burrë që i ngjan Gamminos duke qëndruar përpara një dyqani frutash, ishte çelësi për nisjen e një hetimi më të thellë, shkruan CNN.
"Fotografia na ndihmoi të nisnim një hetim që e zhvilluam në mënyra tradicionale", tha Nicola Altiero, zëvendësdrejtor i Njësisë Italiane Anti-Mafia (DIA).
Gammino, anëtar i grupit mafioz sicilian “Stidda”, u arratis nga burgu Rebibbia i Romës në vitin 2002 dhe më 2003 u dënua me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer disa vite më parë.
Altiero tha se Gammino është aktualisht në paraburgim në Spanjë dhe se shpreson që të ekstradohet në Itali në fund të muajit shkurt.
-
Rastet kur u kapën kriminelët falë Google Maps
-
Spanjolli i rrëmbyer u shpëtua pasi arriti të dërgonte koordinata dhe fotografi të veturës
-
Bosi i mafisë italiane që iku nga burgu me çarçaf arrestohet në Francë
-
Krimineli famëkeq italian kapet në Greqi, festimi për triumfin e Napolit ia zbuloi vendndodhjen
-
Italia arreston bosin e mafisë më të rrezikshme