Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Macroni e Pashinyani provojnë veten në muzikë, performojnë në një darkë zyrtare në Armeni

Macron - Pashinyan

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka surprizuar të pranishmit gjatë një darke zyrtare në Jerevan, teksa ka interpretuar këngën e njohur “La Bohème” të Charles Aznavour.

Sipas pamjeve të publikuara, Macroni është parë i ulur pranë një pianisti, me mikrofon në dorë, duke kënduar një nga klasikët më të njohur të muzikës franceze, raportoi “Euronews”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Momenti artistik është shoqëruar edhe nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili ka marrë rolin e bateristit.

Të ftuarit në darkën zyrtare e kanë ndjekur interpretimin dhe e kanë duartrokitur këtë moment të pazakontë mes dy liderëve.

Performanca u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore të Macronit në Armeni dhe mori një domethënie të veçantë për shkak të lidhjes së këngës me vendin, duke qenë se Charles Aznavour kishte origjinë armene.