Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Luani tenton të hajë makinën

Një familje e tmerruar pa se si një luan i nguli dhëmbët gomës rezervë të makinës së tyre dhe nuk shqitej nga mjeti. Ngjarja ndodhi në parkun natyror të Çapinit, në rajonin Eskuintla të Guatemalës.

Luani i madh iu ngjit makinës 4x4 dhe mbërtheu me gojë gomën e makinës, ndërkohë që njëri prej pasagjerëve e xhiroi të gjithë skenën. Në video, një burrë dëgjohet të thotë: “Mos e ndalo makinën, do të kafshojë edhe më tepër”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund, luani mërzitet me gomën dhe e lëshon vetë. Drejtuesit e parkut natyror thanë se incidente të tilla nuk janë aspak rrezik për jetën e vizitorëve.