Bettie Bee, është kotelja e cila ka vetëm 11 ditë, ka një trup, por ka dy fytyra.
Kotelja ka tre sy, dy gojë dhe dy hundë, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.
Ajo ka lindur bashkë me dy kotele tjera, por dy kotelet tjera kanë lindur në gjendje normale.
Bettie Bee, kështu e ka quajtur pronarja e saj, e cila ka thënë se kotelen e ushqen çdo dy orë e gjysmë.
Macet me dy fytyra njihen ndryshe me emrin Janus dhe janë shumë të rralla e në raste tjera kanë vdekur në vetëm pak javë.
{gallery}