Londër, 21 janar– Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg faktin nëse bën një foto nën fundet e grave.
Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht.
Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit).
Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre.
Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
-
Britania drejt “brezit pa duhan”, miratohet ligji që ndalon cigaret për të lindurit pas 2008-s
-
Paris Hilton kërkon drejtësi kundër pornografisë së manipuluar me AI
-
Po rritet numri i grave të reja që preken nga diabeti i tipit 2