Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Libani hedh tanket në det për këtë arsye

Në Liban kanë vendosur që të hedhin tanket në det për të krijuar shkëmbinj nënujorë artificialë që do të ndihmojnë në lulëzimin e jetës nën ujë.

Mjetet e rënda ushtarake janë lëshuar në Detin Mesdhe, ashtu si furgonët dhe autobusët.

Ambientalistët i zhytin këto mjete në det në mënyrë që algat, koralet dhe bakteret të lulëzojnë dhe si rrjedhim tërheqin peshqit për hedhjen e vezëve, shkruan tch.

Shkencëtarët kanë përdorur tanke për të rritur jetën e detit në rajon që nga viti 2012, kur Dr. Michel Chalhoub nga Bejruti siguroi fonde për të rikthyer bukurinë në bregun e Tripolit.

{gallery}