Një gjykatë në Leipzig ka gjetur se futbollisti i ekipit të këtij qyteti, Naby Keita dy herë ka tentuar me ndihmën e lejes fals nga Guinea të marrë patentë-shoferin në Gjermani.
Keita kishte tentuar të mashtrojë autoritetet gjermane duke iu ofruar lejen fals të patentë-shoferit që e kishte marrë në Guine.
Ai herën e parë e bëri këtë vitin e kaluar, ndërsa herën e fundit në janar të këtij viti, transmeton KP.
Keita u dënua me 450.000 euro. Dënimi pas ankesës së avokatit është ulur në 250.000 aq sa futbollisti nga Guineja duhet të paguajë për shkak të përdorimit fals të patentë-shoferit.
Artikuj të ngjashëm
-
Partneri i Loredanës, Karim Adeyemi gjobitet me gjysmë milioni euro për armëmbajtje pa leje
-
Emir Sahiti gjobitet me 8000 euro
-
Golfi i parkuar në aeroportin gjerman për një vit duhet të paguajë 200 mijë euro
-
Boatengu dënohet me kusht për lëndimin e ish-gruas
-
Werder Bremeni e suspendon Keitan deri në fund të edicionit