Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kur rrëshqitja nëpër tobogan shkon si është më së keqi

Të shkosh në një park ujor është një nga momentet më të bukura të verës, por një video e postuar së fundmi tregon që jo gjithmonë bën qejf në një vend të tillë.

Dy vajza shihen që kanë ngecur në mesin e një rrëshqitëseje me ujë, kur papritur, pas tyre vjen me shpejtësi një vajzë tjetër që përplaset me to me forcë, transmeton tch.

Vajzat e kuptojnë rrezikun vetëm pak sekonda përpara përplasjes, duke mos pasur mundësi që të largohen nga rrëshqitësja. Ato dëgjohen duke ulëritur dhe pas pak çastesh vjen përplasja e dhunshme.

Videoja është xhiruar në Meksikë.