Lodrat për fëmijët portugezë dhe spanjollë sivjet do të pasqyrojnë gjendjen e pandemisë së koronavirusit. Kompanitë që prodhojnë lodra i kanë “veshur” ato me maska në fytyrë, kanë krijuar pajisje "mjekësore" përmes plastikës që t’iu përshtaten gjendjes në të cilën pjesa më e madhe e botës ndodhet.
Dyqanet u mbushën me lodra të tilla, ndërsa një grua deklaroi se kjo është një mënyrë e mirë për t’ua mësuar fëmijëve realitetin.
“Unë mendoj se kjo është një mënyrë për t’iu përshtatur realitetit. Kukullat gjithashtu duhet të përfaqësojnë shoqërinë”, ka deklaruar Reyes Lopez për Reuters.
“Vendosja e një maske në fytyrën e kukullës iu ndihmon fëmijëve që të kuptojnë se duhet mbajtur një e tillë”, ka deklaruar një blerëse.
Menaxheri i dyqanit, Adela Haro, ka deklaruar se lodrat e lidhura me COVID-19 po shiten shumë derisa një lloj kukulle me maskë është “hit” ngase është ndër më të shiturat kohëve të fundit.
-
Lodrat e dëmshme për shëndetin që u ndaluan nga Dogana në vitin 2025
-
Apelojnë mjekët: Mos i lejoni fëmijët të luajnë me lodra të imëta
-
Një dyqan i bamirësisë kërkon të mos i dhurohen “lodra të papërshtatshme”
-
COVID-19, Koreja e Jugut fut në treg maskën që mbulon hundën gjatë ngrënies
-
Evropa shqyrton strategjinë e re të COVID-19: ta pranojë virusin