Dy hajdutë kanë marrë vëmendjen e mediave britanike me vjedhjen e një veture BMW në vlerë prej 70 mijë eurove.
Daily Mail raporton se pak ditë pas vjedhjes së një Mercedesi në formën e ngjashme, të premten mbrëma është vjedhur një BMW X5.
Dy hajdutë bartnin një pajisje elektronike rreth shtëpisë, derisa pronari i veturës ishte ende në gjumë. Kjo pajisje merr sinjalet e çelësave të veturës dhe bën që vetura të ndizet, transmeton Koha.net.
Çelësat kanë sistemin e hapjes së dyerve dhe mjafton që ta ketë afër këtë pajisje për të hapur dhe ndezur veturën. Dy veturat raportohet se janë vjedhur në Essex.
Artikuj të ngjashëm
-
Sa ishte vlera financiare e sendeve të vjedhura nga anglezët?
-
Vidhen dy trafo në Trepçë, vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
-
Në Mitrovicë arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të cigareve elektronike
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran
-
Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje nga aparatet e autolarjeve