Hajdutet e makinave po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele automjetesh tepër popullore.
Sipas BBC në Britaninë e Madhe ata thyejnë më lehtësi 5 modelet më të shitura të automjeteve ndër të cilat ato që ka prodhuar Ford, Volkswagen, dhe Nissan.
Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë, transmeton tch.
Në Britaninë e Madhe janë kryer disa teste pasi u vu re një rritje e rasteve të vjedhjes së makinave që kishte pësuar rënie që prej viteve 90. Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës për këtë edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.
Megjithatë shkruan BBC, përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta për shkurajuar hajdutët, si të mbyllin makinat në garazh, apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.
-
Kompanitë e dinin se veturat pa çelësa mund të vidhen më lehtë
-
Pronarët e Volkswagenëve thonë se dizajni i dobët po i bën cak të hajnave
-
Kia dhe Hyundai, veturat që janë caku më i lehtë për hajnat
-
Katër veturat më të rrezikuara nga vjedhja e pjesëve nga hajdutët
-
Mënyra e re e vjedhjes së veturave... me Nokia 3310