Ngasësit e veturave janë paralajmëruar se cilat prej automjeteve janë më të rrezikuara për t’u hequr pjesët e tyre nga hajdutët, raportoi të dielën “The Sun”.
Kapakët, parakolpët dhe fenerët po hiqen nga motorët si pjesë e një tendence të re kriminale të quajtur "kanibalizëm i veturave".
Ata më pas i shesin pjesët e vjedhura me çmime që janë në rritje pas pandemisë.
Modelet më të rrezikuara nga vjedhja janë Vauxhall Corsa, Toyota Yaris, Ford Fiesta dhe Renault Clio.
Rreth 212,900 njerëzve iu vodhën sende nga automjetet vitin e kaluar, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare - një rritje prej dhjetë për qind në vitin 2021 vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Kompanitë e dinin se veturat pa çelësa mund të vidhen më lehtë
-
Kia dhe Hyundai, veturat që janë caku më i lehtë për hajnat
-
Veturat Kia dhe Hyundai janë cak i lehtë për hajnat, thonë të dhënat e sigurisë
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Fordi tërheqë mbi 115 mijë automjete në SHBA