Kuriozitet

Kuajt ushtarakë shkaktojnë kaos në rrugët e Londrës

Kuajt ushtarakë në rrugë të Londrës

Foto: Associated Press

Pesë kuaj ushtarakë shkaktuan probleme në qendër të Londër, pasi nga zhurma u trembën dhe kalëruan të lirë nëpër rrugë, raportoi AP-ja të mërkurën.

Kaosi shpërtheu kur kuajt e shtetit me të cilët po kryheshin stërvitje për një paradë u alarmuan nga zhurma pranë një kantieri të ndërtimit dhe nisën të vraponin.

Autoritetet lokale i kanë kapur tre prej tyre, derisa disa kalimtarë pësuan lëndime trupore.

Pa plagë nuk kaluan as kuajt që u gjakosën në rrugë. Ata u përplasen me vetura dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme.