Një libër biblioteke, që një lexuesi i pëlqeu aq shumë sa e ktheu pas 39 vitesh, 13 javësh dhe 5 ditësh pas afatit, tashmë është përsëri në vendin që i takon.
“Lexuesi duhet ta ketë pasur të vështirë ta dorëzonte librin”, shkroi në Twitter një bibliotekar në qytetin jugor, Groesbeek.
Gjoba për kthimin e librit me vonesë duhet të jetë rreth 1 530 euro, sipas përllogaritjeve të agjencisë holandeze të lajmeve, ANP.
Por, lexuesi pagoi një gjobë prej vetëm pesë eurosh, shuma maksimale e vendosur nga biblioteka lokale.
Romani në fjalë “Back to Oegstgeest” nga Jan Wolkers tregon për edukimin e rreptë të autorit dhe është filmuar nga Theo van Gogh në vitin 1987/DPA.
Artikuj të ngjashëm
-
43 vjet për ta kthyer një libër në bibliotekë
-
Edhe 25 mijë euro gjobë për KEDS-in për njehsorët me afat të skaduar
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
MINTI: 1500-5000 euro gjobë për secilin njehsor me afat të skaduar
-
Pamundësia e zëvendësimit të librit nga teknologjia