Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kthehet në shaka “romanca” Rama-Kurti

Një e mbyllur e syve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është kthyer në shaka në rrjete sociale.

Rama publikoi të premten një video nga Berlini në kongresin e 30-të të partive politike progresiste, e në të cilën shihet teksa i bëri një befasi Kurtit. Rama i shkoi nga pas dhe ia mbylli sytë, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Videoja shfaq në momente gazmore dy kryeministrat, të cilët në vazhdimësi në opinion janë dëgjuar me deklarata jo në pajtim me njëri-tjetrin.

Përdorues të rrjeteve sociale shfrytëzuan kreativitetin e tyre për t’i dhënë kahe tjetër videos.

Sensacioni në rrjete sociale, Nim Shabani, ia ka shtuar tingujt e kolonës zanore të “Titanicut”, “My heart will go on”. “Le ta shohim si një rrëfim dashurie”, ka shkruar Shabani si përshkrim të videos.

Edhe Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme Arbëri 2 j. më parë Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme

E faqja satirike në rrjete sociale, “Coolnfresh”, në stilin e vet, “ka hyrë në mendjen e Kurtit” në ato çaste.