Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Krokodili ndërpret ndeshjen e golfit

Reshjet dhe i ftohti nuk janë të vetmet shkaqe prej të cilave mund të ndërpritet një ndeshje golfi. Në Gorgia të SHBA, në fushat e klubit “Savannah Harbor”, ndërsa dy anëtarë të klubit po zhvillonin një ndeshje golfi, loja u ndërpre për një arsye vërtetë unikale.

Papritur dhe nga asgjëja, në fushën e gjelbër u shfaq një krokodil gjigant që i la të gjithë pa fjalë dhe të shtangur. Nuk është e rrallë që këtyre anëve shëtisnin reptilë të tillë, por ky i “Savannah Harbor” ishte vërtet shumë i madh dhe i gatshëm në çdo çast të sulmonte.

Episodi, sa i frikshëm dhe argëtues, u filmua nga Ed Vance i agjencisë Reuters. Ai priste që të ishte fituesi i këtij dueli golfi, por në fakt ia la vendin një tjetër specie.