Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Krokodili lirohet nga goma rreth qafës pas 5 vjetësh

Një krokodil i egër në Indonezi i cili kishte ngecur në një gomë për më shumë se pesë vjet, është shpëtuar, liruar nga goma dhe është lëshuar sërish.

Punonjësit janë përpjekur ta tërheqin krokodilin jashtë ujit që nga viti 2016, pasi banorët panë se kafsha kishte një gomë rreth qafës.

Një banor ka arritur që më në fund ta nxjerrë krokodilin, pas tri javë përpjekjesh dhe u deshën disa banorë që ta tërhiqnin zvarrë dhe t’ia prisnin gomën, shkruan Guardian.

Krokodili u bë i famshëm më 2020 kur qeveria premtoi para për këdo që do ta zinte dhe do t’ia hiqte gomën, por më vonë e hoqi atë për shkak të frikës se mund ta rrezikojë sigurinë e kafshës.

Artikuj të ngjashëm