Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Krijohet rastësisht një enzimë që shkatërron plastikën

Studiues amerikanë dhe britanikë zbuluan rastësisht një enzimë në gjendje të shkatërrojë plastikën, çka mund të kontribuojë në zgjidhjen e problemit botëror lidhur me këtë lloj ndotjeje, sipas një studimi të publikuar sot.

Më shumë se tetë milionë tonë plastikë derdhen në oqeanet e planetit çdo vit, duke rritur shqetësimet mbi helmimin që shkakton ky nënprodukt i naftës dhe mbi impaktin që ka në lidhje me shëndetin e gjeneratave të ardhshme si dhe të mjedisit.

Pavarësisht përpjekjeve për riciklim, shumica e këtyre plastikave mund të rezistojë për qindra vite, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Për këtë arsye shkencëtarët po përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’i eleminuar më mirë.

Shkencëtarët e universitetit britanik të Portsmuthit dhe të laboratorit kombëtar të energjive të rinovueshme të Ministrisë amerikane të Energjisë kanë përqendruar përpjekjet e tyre mbi një bakterie të zbuluar në Japoni para disa vitesh, që quhet “Ideonella sakaiensis”.

Ajo ushqehet vetëm me një lloji plastiku, polietileni tereftalat (PET) që është pjesë përbërëse e shumë shisheve plastike.

Edhe Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme Lifestyle Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme

Studiuesit japonezë mendojnë se kjo baktere është evoluar kohët e fundit në një qendër riciklimi, sepse plastika është shpikur vetëm në vitet 1940.

Objektivi i ekipit amerikano-britanik ishte që të kuptonte funksionimin e një prej enzimave të saj që quhet “PETase”, duke zbuluar strukturën e saj.

“Por, ata shkuan pak më larg duke krijuar aksidentalisht një enzimë që është edhe më efikase për të shpërbërë plastikën PET”, sipas përfundimeve të publikuara sot nga Akademia Amerikane e Shkencave (PNAS).