Kuriozitet

Kopshti komunitar i Parkut japonez në Korçë, jo vetëm atraksion

Parku japonez, një investim i Qeverisë japoneze në Korçë, është një nga atraksionet më të reja jo vetëm të pushimit në qytet por edhe një zonë ku mund të ushtrohet pasioni i çdo qytetari për kultivimin e perimeve në kopshtet komunitare.

Pak muaj pas inagurimit të parkut japonez, janë marrë dhe frytet e para të prodhimit falë kujdesit të veçantë nga punonjëset e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Perimet e sapovjela të këtij parku, siç transmeton VizionPlus, u ofruan për familjet në nevojë dhe 2 qendrat ditore komunitare që mundësojnë falas vakte ushqimore dhe mentorë për realizimin e detyrave të shkollës për 50 fëmijë.