Në terrariumet e punuara së fundmi, Blerta Arifi po synon të reflektojë freskinë e stinës së verës.
Këto kopshte përrallore në miniaturë janë rezultat i pasionit të saj për dekorimin.
Dashuria për këtë punë ia lehtëson realizimin e ideve kreative.
Lulet e kaktusit dhe aloeverës janë në qendër të kopshteve që ka krijuar dhe ato plotësohen edhe me figura të tjera. Disa prej kopshteve të saj i ka vendosur në qelq e disa në dru.
Kopshtet përbëhen nga gurë me ngjyra të ndryshme, duke krijuar një ambient plot kolorit.
Blerta Arifi thotë se biznesin e saj do ta zhvillojë edhe më tutje, duke eksperimentuar secilën herë e më shumë me kopshte edhe më të veçanta.