Policia kineze ka zbuluar një grup kriminal të akuzuar për prodhimin dhe shitjen e kubave Lego të rremë në vlerë prej 30 milionë dollarë.
Policia kontrolloi lokalet e një prodhuesi lodrash kineze në Shenzhen, një qytet në jug të vendit dhe katër vetë u arrestuan, njofton BBC.

Në mesin e lodrave ishin edhe sete të “Star Wars”, tha policia në një deklaratë, sipas së cilës me këtë rast janë konfiskuar gjithsej 630.000 produkte të gatshme.
“Në tetor, policia e Shanghait zbuloi se kubat që ‘Lepin’ shet janë shumë të ngjashme me kubat Lego”, tha policia.
Një komplet më i vogël i kubave Lego në temën “City” shitet për 3 dollarë, derisa çmimi fillestar i kubave origjinalë Lego kushtojnë 15 dollarë./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
Kinezi kapet në SHBA me 850 breshka të futura në çorape
-
SHBA-ja sekuestron 460 ora Rolex false të cilat do të shiteshin për 10.1 milionë dollarë
-
Fanella të falsifikuara me vlerë prej 21 milionë euro janë sekuestruar gjatë Botërorit
-
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim
-
Ndalohen 38 mijë lodra prej 100 mijë eurosh në zona doganore, sekuestrohen mbi 2540 copë të tjera