Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Komediani britanik ndryshon emrin në Hugo Boss

Komediani Joe Lycett ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Hugo Boss, si shenjë proteste kundër kompanisë gjermane të modës.

Kompania, të cilët shpesh i referohen vetes si “Boss”, janë duke u dërguar letra që njihen si “Cease-Desist”, bizneseve të vogla dhe aty humanitare, për të ndaluar përdorimin e fjalës “boss” në emrin e tyre, raporton BBC.

“Duket e qartë që Hugo Boss urren përdorimin e emrit të tyre nga njerëzit”, ka shkruar Lycett në Twitter, transmeton Koha.net.

Lycett në një prononcim për BBC, ka thënë: “Fatkeqësisht për ta, gjatë kësaj jave unë legalisht kam ndryshuar emrin, tani unë zyrtarisht njihem si Hugo Boss”.

Sipas komikut, i cili edhe ka postuar një foto të tij në twitter duke mbajtur letërnjoftimin me emrin e ri, ka thënë se kjo shtëpi e modës i ka kushtuar bizneseve të vogla “mijëra euro”.

Marka gjermane Hugo Boss është krijuar në vitin 1924 në Metzingen të Gjermanisë, ndërsa ka furnizuar me uniforma partinë naziste.

Sipas një gazete britanike, në 2018-ën një shoqatë bamirësie e quajtur DarkGirlBoss gjithashtu ka marrë një letër nga Hugo Boss, kur kanë dëshiruar që të legalizojnë emrin e tyre.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm