Një gjashtëvjeçar italian është duke festuar pasi dizajni i tij për fanellë futbolli është pranuar nga klubi profesionist Pescara.
Luigi D’Agostino ka mposhtur fëmijët tjerë në garën e organizuar nga klubi, e që kishte synim të hiqte mërzinë e shkaktuar nga izolimi për shkak të përballjes me koronavirusin.
Motoja ishte “shkelmo Covid-19”. Dizajni me delfin do të vishet në sezonin e ardhshëm nga klubi i Serisë B, shkruan BBC.
Klubi Pescara ka luajtur në top ligën italiane, Serie A, për shtatë sezone në historinë e vet. Edhe logoja e klubit është me delfin.
Prodhuesi italian i veshjeve sportive “Errea” do të shtypë fanellat dhe ka ftuar Luigin të kalojë ditën në zyrat e klubit në Parma, për të parë nga afër prodhimin.
Miliona njerëz në Itali janë izoluar me masat e vëna në fuqi që nga 9 marsi.
-
AC Milan lanson fanellën ikonike të frymëzuar nga sukseset evropiane
-
Fanellat e gjelbra ndalohen në Serie A pas vitit 2022
-
Futbolli ofroi festë për Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi
-
Italia merr masa strikte për ta frenuar përhapjen e COVID-19
-
Kryebashkiaku i Beneventos kërkon që të hetohet raportimi se dy klube të Series A po i fshehin rastet me COVID-19