Prej sezonit 2022/23, klubet e Serie A nuk mund të kenë më fanella që janë kryesisht të gjelbra pas një ndryshimi në rregulla.
Edhe pse ky rregull do të futet në fuqi nga viti i ardhshëm, Serie A vendosi ta bëjë publik një vit më herët, duke i dhënë kohë klubeve kohë për të përfshirë rregullin e ri në planet e tyre të ardhshme.
Është raportuar se ky është kryesisht një ndryshim i diktuar nga kompanitë televizive, të cilët shqetësohen se fanellat e gjelbra janë shumë të ngjashme me ngjyrën e fushës dhe mund të çojnë në përzierjen e lojtarëve në sfond.
Përgjatë sezonit 2020/21, klubet si Atalanta dhe Lazio kishin fanella të gjelbra.