Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kirurgët gjejnë 915 monedha brenda breshkës së detit

Hedhja e monedhave në det për të sjellë fat është shumë popullore pothuajse në të gjithë botën, por një gjë e tillë i ka sjellë ‘mjerim’ një breshke në Tajlandë, nga e cila kirurgët kanë hequr 915 monedha metalike, transmeton koha.net.

Veterinarët në Bangkok kanë operuar një breshkë femër 25 vjeçare të quajtur ‘Bank’, e cila nuk ka mundur ta tresë ushqimin për shkak se shumë turistë kanë hedhur monedha përgjatë shumë viteve në pishinën e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumë tajlandezë besojnë se hedhja e monedhave te breshkat, do t’ju sjell atyre jetëgjatësi.

Zakonisht, një breshkë e gjelbër e detit ka jetëgjatësinë rreth 80 vjet, ndërsa është listuar si një specie e rrezikuar.

Monedhat kanë krijuar një ‘top’ në stomakun e saj ndërsa kanë peshuar 5 kilogramë, ndërsa pesha e tyre ka plasaritur barkun e saj, duke i shkaktuar një infeksion të rrezikshëm për jetën, transmeton koha.net.

Pesë kirurgë nga Universiteti Chulalongkorn i veterinarisë kanë hequr monedhat nga barku i saj në një operacion, i cili ka zgjatur mbi 4 orë, derisa ‘Bank’ (banka, kështu ka filluar të quhet breshka), ishte nën anestezion.

{gallery}