Kinezi Wang Dongjiang u fut në Librin e Rekordeve Guiness, pasi ia doli ta voziste veturën mbi akull për gjashtë kilometra, shkroi faqja “Upi” të enjten.
Ai njihet si shofer i garave me vetura, derisa rekordin e arriti mbi liqenin e ngrirë të Meilongut, në Jilin të Kinës.
Temperatura gjatë garës ishte afro minus 20 gradë Celsius, ndërsa trashësia e akullit rreth 40 centimetra. 58-vjeçari arriti që brenda 15 minutave t’i bënte 23 “drifte”.
Në qosh të pistës e priste ekipi i Guinessit për t’ia ndarë çmimin.

Artikuj të ngjashëm