Kuriozitet

Kinemaja gjermane thyen rekordet “Guinness” me ekranin më të madh IMAX

Një kinema gjermane theu dy rekorde botërore “Guinness” me një ekran IMAX me një sipërfaqe prej 8770.43 metra katrorë.

Traumplast Leonberg, një zinxhir multipleksi në Baden-Württemberg, instaloi një ekran IMAX me përmasa shumë të mëdha, duke vendosur Rekordet Botërore Guinness për ekranin më të madh të përhershëm IMAX dhe ekranin më të madh të përhershëm të kinemasë në përgjithësi.

"Për ta parë këtë në perspektivë, ekrani është më i gjerë se një aeroplan Boeing 737”, thuhet në një deklaratë të Guinness World Records (GWR)

GWR tha se ekrani ishte matur nga një kompani e specializuar duke përdorur teknologjinë e sensorëve lazer, e cila i lejoi ata të konfirmonin madhësinë e ekranit me saktësi milimetrike.