Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në Kosovë vjen sistemi i avancuar amerikan për transmetimin e filmave

Kinemaja Cineplexx Kosova njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane IMAX Corporation, për të sjellë teknologjinë më të avancuar.

Në një komunikatë të kinemasë u tha të enjten se kompania IMAX, inovatore e teknologjisë së argëtimit, posedon sisteme moderne të transmetimit së filmave dhe pjesëve teatrale.

Kjo kompani ka seli në New York, në Los Angeles, Londër, Dublin, Tokio dhe në Shanghai.

Cineplexxi, si operatori më i madh në Austri dhe në Evropën Juglindore, do të vendosë për herë të parë sistemin IMAX.

“Kjo marrëveshje nënvizon se Evropa mbetet e gatshme me potencial rritjeje për IMAX, pasi ne shikojmë të zgjerohemi në tregje të suksesshme si Austria dhe në vende të reja e të pa eksploruara si Kosova”, ka thënë Rich Gelfond, drejtor i IMAX-it.

Edhe “CineStar” në Kosovë për një tjetër nivel të përjetimit të filmit Kulturë “CineStar” në Kosovë për një tjetër nivel të përjetimit të filmit

Ai u shpreh se është i ngazëllyer që të ofrojë eksperiencën e fundit të kinemasë te qytetarët e Kosovës.

“Kjo marrëveshje tregon qartë se ekonomitë e reja po rriten dhe se njerëzit duan përvojat më të mira në kulturë dhe argëtim. Kjo gjithashtu thekson besimin që partnerët tanë në IMAX kanë tek ne duke u zhvilluar në territore të reja dhe ne mezi presim të forcojmë zinxhirin tonë të suksesshëm të kinemasë edhe në tregun tonë vendas të Austrisë”, u tha tutje në komunikatë.