Radioteleskopi më i madh në botë, i vendosur në jugperëndim të Kinës, është hapur për vizita.
Siç njofton gazeta “China Daily”, transmeton AA, pritet që teleskopin FAST (Five-hundred-metre Apertre Spherical radio Telescope) i cili është vendosur në qarkun Pingtang në provincën Guizhou mesatarisht ta vizitojnë afro 2.000 turistë.
Vizitorëve nuk u lejohet që në hark prej pesë kilometrash të sjellin pajisje elektronike, përfshirë telefonat e mençur, në mënyrë që të mos pengojnë punën e teleskopit, “pjata” e të cilit ka një diametër prej 500 metra.
Artikuj të ngjashëm
-
Prezantohet radio teleskopi më i madh në botë
-
Teleskopi gjigant i Kinës zbulon dy yje pulsar
-
Erëra të fuqishme në Kinë – personat e dobët paralajmërohen se mund t’i marrë era
-
Kina lëshon satelitë për të testuar rrjetin 6G
-
Kina prezanton internetin më të shpejtë në botë, 150 filma mund të dërgohen për një sekondë