Autoritetet kineze në Xinjiang, rajonin veriperëndimor me shumicë myslimane, ua kanë ndaluar prindërve pagëzimin e fëmijëve të tyre me dhjetëra emra “ekstremë” islamikë, në kuadër të një fushate të vazhdueshme të shtypjes së “ekstremizmit” të pretenduar në zonë.
Një listë zyrtare e emrave të ndaluar ishte publikuar në Hotan, Xinjiangun jugor qysh më 2015-n, i kanë thënë burimet radios “Azia e Lirë”, derisa ajo listë tani është zyrtarizuar në nivel të rajonit, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e “The Telegraph”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE publikuar nga Partia Komuniste Kineze, me titullin “Rregullat për emra për pakicat etnike”, rregullat e dokumentit tani duket se do të zbatohen në tërë rajonin, ku banon shumica myslimane e Kinës.
Emrat me konotacion të theksuar fetar – si Xhihad, Imam, Meka, Sadam dhe Haxh – janë ndaluar, ndonëse janë zgjidhje e preferuar për prindërit myslimanë në mbarë botën.
Secila foshnje që konstatohet se është regjistruar me këtë emër nuk do të futet në sistemin e regjistrimit të amvisërive në nivel të Kinës – gjë që ua mohon qasjen në sistemin publik shëndetësor dhe shkolla... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.