Kina ka vendosur ndalesa të reja në regjionin e largët perëndimor të Xinjangut në kuadër të asaj që u quajt “kampanjë kundër ekstremizmit Islamik”.
Veshja e shamive në vende publike dhe mjekrat shumë të gjata nga tash e tutje janë të ndaluara në Xinjiang, krahinë në të cilën jetojnë Uighurët, myslimanë tradicionalë. Sipas tyre, këto ndalesa janë diskriminim karshi myslimanëve që jetojnë në këto anë.
Viteve të fundit ky regjion ka parë përplasje të përgjakshme. Qeveria kineze fajëson militantët dhe separatistët myslimanë për dhunën.
Grupe të të drejtave të njeriut thonë se në fakt këto janë masa shtypëse të cilat në vend se ta largojnë ekstremizmin mund ta shtyjnë popullin Uighur në ekstremizëm.
Sipas Reuters, ndalesat e reja përfshijnë edhe moslejimin e fëmijëve të shkojnë në shkolla publike.
Ndalesat janë aprovuar nga ligjvënësit në Xinjang dhe janë publikuar në uebsajtin zyrtar të regjionit, përcjell ksp.
-
Kina ndalon mjekrat e gjata si masë kundër ekstremizmit fetar
-
Hoxhallarët e Xinjiangut mbrojnë Kinën kundër kritikave të SHBA-së për ujgurët myslimanë
-
Kina vë në dyshim të ardhmen e fesë islame
-
Kina hedh poshtë akuzat për abuzime ndaj myslimanëve në Xinjiang
-
Industria e modës pjesëmarrëse në abuzimin e Uighurëve në Kinë