Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

KFC-ja thirrje konsumatorëve që të ndalojnë “lëpirjen e gishtave”

Kentury Fried Chicken, po e ndalon përkohësisht sloganin e reklamës “është e mirë lëpirja e gishtave”, duke e quajtur atë të papërshtatshme për shkak të situatës me COVID-19, ku higjiena personale është bërë prioritet që të mbrohemi nga ai, raporton Reuters.

Në kohën kur maskat dhe larja e duarve janë bërë rregull dhe zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë njerëzit që të mos e prekin fytyrën, KFC tha se ky slogan “nuk tingëllon mirë”, të paktën jo tash në këtë situatë pandemie.

Rrjeti i restoranteve ka shfaqur një video në Britani të Madhe dhe Irlandë, duke treguar disa lloje të ushqimeve, po me tekstin e fshehur. Reklama përfundon me thënien: “Atë që e themi gjithmonë? Injorojeni, tani për tani”.

Kjo lëvizje erdhi pasi ky rrjet e ndaloi një reklamë, në të cilën shfaqen njerëzit duke ngrënë ushqimin e tyre dhe duke lëpirë gishtat. Kjo reklamë, që u shfaq në muajin mars, u kritikua në mediat sociale, si promovues i sjelljes që mund t’i rrezikojë njerëzit nga COVID-19 dhe mori 150 ankesa në Autoritetin e Standardeve të Reklamimit.

Image