Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

KFC Australia detyrohet të përdorë lakër në vend të sallatës jeshile

Gjigandi i ushqimit të shpejtë, KFC, është detyruar të vendosë lakër në hamburgerët e tij në Australi, pasi vendi po lufton me mungesën e sallatës jeshile.

Firma u tha klientëve se po përdor një përzierje “të gjetheve dhe lakrës” pasi përmbytjet shkatërruan të korrat e sallatave jeshile, shkruan BBC-ja të martën.

Kjo vjen në kohën kur blerësit në Australi po goditen me çmime në rritje për disa fruta dhe perime të freskëta.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë postuar foto të sallatave jeshile që kushtojnë mbi 10 dollarë australianë, apo tri herë më shumë sesa çmimi i zakonshëm.

"Për shkak të përmbytjeve të fundit në Neë South Wales dhe Queensland ne aktualisht po përjetojmë një mungesë të sallatës jeshile. Pra, ne po përdorim një përzierje sallatë - lakër në të gjitha produktet që përmbajnë sallatë deri në një lajmërim të ri”, njoftoi në faqen e saj të internetit KFC Australia.

Nuk është hera e parë që këtë vit kompania goditet nga mungesa e artikujve ushqimorë. Në janar, KFC Australias iu desh të modifikonte menynë për shkak të mungesës së përbërësit kryesor, pulës.

Kjo u shkaktua nga mungesa e stafit te furnizuesi më i madh i pulave në Australi, Ingham's, për shkak të "përhapjes së shpejtë të variantit Omicron nëpër shtetet lindore të Australisë" në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, kompania më e madhe në botë e ushqimit të shpejtë McDonald's pati mungesë çipsash në disa nga pikat e saj aziatike, duke përfshirë ato në Japoni dhe Singapor, për shkak të krizës globale të zinxhirit të furnizimit.

Ashtu si vendet në mbarë botën, Australia është goditur nga problemet e zinxhirit të furnizimit me ushqim të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe pandemia.

Prodhimi i ushqimit në Australi është prekur gjithashtu nga ngjarjet ekstreme të motit, si përmbytjet e mëdha në bregun lindor në fillim të këtij viti.

Kjo ndihmoi në rritjen e kostos së jetesës për australianët, me çmimet e konsumit që u rritën me 5.1 për qind në tre muajt e parë të vitit 2022.

Të martën, Banka Qendrore e Australisë rriti koston e huamarrjes më shumë se sa pritej, ndërsa po përpiqet të kontrollojë inflacionin në rritje.

Artikuj të ngjashëm