Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kartmonedhat e reja të pafalsifikueshme 100 e 200 euro tashmë në qarkullim

Duket se falsifikimeve po u vjen fundi. Nga kjo e martë Banka Qendrore Europiane ka nxjerrë në qarkullim prerjet e reja të monedhës euro.

Këto kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro kanë një siguri maksimale për të mos u falsifikuar dhe janë më praktike edhe në përdorim.

Dy prerjet e reja mësohet se janë në përmasa më të vogla krahasuar me modelet e vjetra të të njëjtit lloj.

Banka Qendrore Europiane ka vendosur që gjatësia dhe gjerësia e kartmonedhave të jenë të njëjta si ajo prej 50 eurosh. Modelet e reja kanë kaluar provën e ujit, të lavatriçes dhe hekurosjes duke treguar se në asnjërën prej rasteve nuk mund të dëmtohen.

Kartmonedhat kanë një holografi speciale me simbolin e euros që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve është e pamundur ndërhyrja e falsifikatorëve.

Edhe Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, bankat këshillojnë për kujdes nga fallcot Botë Dalin kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, bankat këshillojnë për kujdes nga fallcot

Sipas Bankës Qëndrore Europiane, pavarësisht futjes në përdorim të transaksioneve dixhitale, risitë në kartmonedha kanë shumë rëndësi. Në fakt statistikat europiane tregojnë se krahasuar me pritjet numri i kartmonedhave shtohet çdo vit me 4%. vetëm prerja prej 100 eurosh është kartmonedha e dytë më e përdorur.

Në fund të muajit qershor të 2018-ës ishin në qarkullim sipas BQE 2,7 miliardë prerje, apo 200 milionë më shumë se prerja më e përdorshme prej 10 eurosh.