Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Kapen pamjet e dy planetëve të vegjël që sillen përreth një ylli të përafërt me Diellin

Për herë të parë në histori një teleskop ka arritur të shkrepë pamjet e një sistemi tjetër diellor me jo vetëm një, por me dy planetë që pozojnë drejtpërsëdrejti për kamerën, gjatë kohës sa rrotullohen përreth një ylli të ngjashëm me Diellin.

Ky diell i vogël dhe dy planetët e tij gjigantë prej gazi janë bukur afër standardeve galaktike, me 300 vjet dritë largësi.

e publikuar u realizua nga teleskopi gjigant i Observatorit Jugor Evropian në shkretëtirën Atacama, të Kilit. Ajo që e bën këtë fotografi kaq të veçantë është se “e paraqet një version shumë të vogël të diellit tonë”, ka thënë Alexander Bohn nga Universiteti Leiden i Holandës, i cili udhëhoqi studimin.

Bohn ka bërë të ditur se ishte “jashtëzakonisht i gëzuar” për zbulimin.

“Kjo është hera e parë që astronomët arritën të shkrepnin një fotografi të tillë”, ka shtuar ai.

Edhe Botohen fotografi mbresëlënëse të Jupiterit Kuriozitet Botohen fotografi mbresëlënëse të Jupiterit

Vëzhgimet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që ta kuptojnë më mirë evolucionin e sistemit tonë diellor.

Astronomët zakonisht konfirmojnë objektet përreth yjeve të tjerë, duke vëzhguar errësimin e shkurtër por periodik të dritës së yllit, në atë që tregon për gjurmët e një planeti në orbitë. Vëzhgimet e ngjashme indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë, të quajtur Rruga e Qumështit. Por është shumë më e vështirë dhe më pak e zakonshme që një teleskop të vëzhgojë drejtpërdrejt këto të ashtuquajtura ekzoplanetë.

Fotografia, në të cilën shihen dy prej tyre që rrotullohen përreth të njëjtit yll është edhe më i rrallë. Vetëm dy sisteme diellore shumëplanetëshe janë vërejtur, duke përdorur metodën direkte, të dytë me yje krejt të ndryshëm nga dielli ynë, kanë bërë të ditur vëzhguesit.

Nga 4.183 eksoplanetët e konfirmuar deri më tani, vetëm 48 prej tyre janë fotografuar direkt, pra vetëm 1 për qind, kanë treguar statistikat e NASA-s.

“Pamjet e drejtpërdrejta ofrojnë mundësi më të mirë që njerëzimi të zbulojë nëse ka apo jo jetë jashtë sistemit tonë diellor”, ka bërë të ditur Bohn.

Edhe Zbulohen planetë të rinj më të mëdhenj se toka Botë Zbulohen planetë të rinj më të mëdhenj se toka

Me vëzhgimin e dritës që buron nga vetë planetët, atmosfera aty mund të analizohet për molekulat dhe elementet e tjera që mund të sugjerojnë se ka jetë edhe jashtë sistemit tonë diellor.

Punimi i botuar në revistën “Astrophysical Journal Letters” e shpërfaq “fotografinë e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit”, ka thënë Bohn.