Trafiku u ndërpre për një periudhë kohore të mërkurën në një autostradë në Itali pasi një kali i arratisur bllokoi komunikacionin, shkroi Upi të mërkurën.
S’u bë e ditur se si kali përfundoi aty, por krejt çka dihet është që u pa teksa vraponte në brezin e rrugës nga Napoli në Agnano dhe disa dëshmitarë arritën të filmonin.
Zyrtarët e autostradës u ftuan nga shoferët për ta hequr kafshën, por e gjithë procedura zgjati disa orë. Përfundimisht kali u hoq nga rruga dhe komunikacioni rinisi të funksiononte normalisht.
Nëpërmjet skanimit të mikroçipit kalit iu gjet pronari dhe u kthye.
Artikuj të ngjashëm