Një strehimore e kafshëve në qytetin Lviv të Ukrainës perëndimore po strehon kafshët e shpëtuara nga frontet e luftës në vend. Vetëm brenda një viti, numri i kafshëve të strehuara, në organizatën bamirëse në Lviv, arriti në rreth 6 mijë.
“Domivka” është një organizatë bamirëse, në qytetin Lviv të Ukrainës, që shpëton dhe rehabiliton kafshët e egra dhe ato shtëpiake.
Me fillimin e luftës, ky vend hapi dyert edhe për kafshët shtëpiake të braktisura.
Vetëm për një vit kjo organizatë arriti t’i strehonte rreth 6 mijë kafshë.
Disa prej tyre gjetën shtëpi të reja jashtë vendit, ndërsa disa të tjera u zhvendosën diku tjetër në Ukrainë.
Punëtorët dhe vullnetarët e organizatës së fundmi shpëtuan kafshët nga rajoni Kherson pas shkatërrimit të digës Kakhovka në qershor të këtij viti.
Oksana Shapovalova dhe burri i saj u dëbuan të dy nga qyteti i tyre i lindjes, Nova Kakhovka, në Kherson, nga forcat ruse.
Tani të dy janë vullnetarë këtu.
Edhe
Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë
Sot Shapovalova kujdeset për këtë qen, të quajtur Zubyk, i cili humbi njërën këmbë pas një sulmi me raketë.
“Ai jetonte në oborr dhe kur e gjeti policia ishte i lidhur me zinxhir. Ata e lanë, menduan se do të ikte diku, por ai nuk iku, po priste pronarët e tij”, thotë ajo.
Tani ky qen, ashtu si shumë kafshë të tjera, është i sigurt në shtëpinë e tij të re.