‘Joysticku’, një kontroller për të luajtur video-lojëra 2.7 metra e gjatë, e bërë nga druri, goma dhe çeliku ka hyrë në Rekordet Botërore Guinness 2022 si më e madhja.
Profesoresha e Kolegjit Dartmouth, Mary Flanagan, krijoi kontrolluesin gjigant - gati 14 herë më i madh se një kontrollues klasik.
Ajo gjithashtu donte të shihte se si do të ishte të luaje me një lojtar bashkëpunues me një kontroller. Duhen të paktën dy persona për të përdorur kontrollerin dhe për të shtypur butonin për të luajtur lojëra klasike Atari si "Centipede" dhe "Breakout".
‘Joysticku’, që vizitoi Spanjën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tani është pjesë e koleksionit të përhershëm të ZKM Center for Art and Media në Karlsruhe, Gjermani.
