I apasionuar pas video-lojërave, Antonio Romero Monteiro e ka çuar koleksionin e tij të tyre në një nivel tjetër.
Lojtari 45-vjeçar nga Teksasi i SHBA-së, nuk është vetëm duke kaluar rundet tmerrësisht të vështira të video-lojërave, por gjithashtu po regjistron.
Më 19 dhjetor 2021, ai mahniti botën kur u njoh për tituj të shumtë rekord që mund të përshkruheshin vetëm si ëndrra e çdo lojtari: Ai ka fituar titullin: Koleksioni më i madh i artikujve të Xbox, koleksioni më i madh i artikujve Sega, koleksioni më i madh i artikujve Nintendo, koleksioni më i madh i artikujve të PlayStation dhe koleksioni më i madh i video-lojërave në përgjithësi.
Koleksioni mbresëlënës i video-lojërave të Antonios, i cili arrin deri në 24,268 lojëra mahnitëse, ka një vlerë prej rreth 2.1 milionë dollarësh dhe është më i madhi në botë.
Antonio filloi krijimin e koleksionit të tij monumental në vitin 1987 në moshën 10-vjeçare.
-
Prezantuesi i lajmeve hyn në “Guinness” me koleksionin më të madh të çorapeve
-
Një grua në Spanjë thyen rekordin botëror për koleksionimin e kupave të vezëve
-
Amerikani shënon rekord botëror, punoi shtëpi masive me letra
-
Tinejxheri amerikan bëhet i pari që mposht videolojën “Tetris”
-
Amerikani shënon rekordin e 250-të botëror